Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në shkollat e Prishtinës janë instaluar për herë të parë sensorë digjitalë për monitorimin e cilësisë së ajrit në klasa.
Në një njoftim nga Komuna e Prishtinës thuhet se “duke e pasur prioritet shëndetin e të vegjëlve, Kryeqyteti ka instaluar këta sensorë si pjesë e transformimit digjital ‘Prishtina Smart City’, duke u bërë kështu komuna e parë në rajon që ndërmerr një hap të tillë.”
Ky projekt, siç theksohet më tej në njoftim, “shënon një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe përmirësimit të mirëqenies së nxënësve, duke siguruar që fëmijët të mësojnë e të rriten në një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm.”
“Ky është vetëm njëri nga investimet tona në dijen, shëndetin dhe të ardhmen e brezit që do ta çojë vendin përpara,” ka deklaruar kryetari Rama.
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...