Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Bahri Fazliut në trekufirin ku ai ra heroikisht para 27 vitesh.
Haradinaj e cilësoi Fazliun si intelektual, vizionar dhe trim të pashoq, shembull i përkushtimit për vendin, transmeton klankosova.tv.
”Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet Atdheu e luftohet për të. Në ditëlindjen e tij, me shumë bashkëluftëtarë, bëme nderime te pllaka përkujtimore kushtuar Bahri Fazliut, pikërisht në vendin ku u përjetësua para 27 vitesh, te trekufiri. Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!”, ka shkruar Haradinaj.
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan