Me fillimisht e vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prioritet është siguria e këmbësorëve.
Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se si të përdoret vendkalimi për këmbësorë, si të vetëdijesohen drejtuesit e mjeteve.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fillimi i vitit shkollor – Prioritet siguria e këmbësorëve
-Si ta përdorim vendkalimin për këmbësorë
Mësoni fëmijët si të përdorin vendkalimin e shënuar në mënyrë të sigurt dhe të shikojnë nga të dy anët para se të kalojnë rrugën.
-Vetëdijesimi i drejtuesve të mjeteve
Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të vëmendshëm afër shkollave dhe vendkalimeve për këmbësorë, veçanërisht gjatë orëve të ardhjes dhe largimit nga shkolla.
-Jepni shembull të mirë
Tregoni sjellje të sigurta në rrugë për fëmijët tuaj – mos kaloni jashtë vijave të bardha dhe gjithmonë ndalni për të parë trafikun.
-Siguria në mjetin transportues shkollor
Sigurohuni që fëmijët të kuptojnë rregullat e hyrje dhe daljes nga mjetet transportuese si dhe sjelljet e sigurta përreth tij.
-Shmangni shpërqendrimet
Shmangni përdorimin e telefonit apo pajisjeve të tjera gjatë ecjes – sytë dhe vëmendja duhet të jenë në rrugë.
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...