Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka dënuar ashpër valën e fundit të sulmeve ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, ku humbën jetën më shumë se dhjetë persona, përfshirë edhe fëmijë.
“Këto sulme tregojnë se Putini po tallet me çdo lloj përpjekjeje për paqe që po bëhet”, deklaroi Kallas përpara nisjes së një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të BE-së në Kopenhagë.
Ajo theksoi nevojën për veprime më të forta kundër Kremlinit. “Ajo që duhet të bëjmë është të rrisim presionin mbi Rusinë”, tha Kallas, duke përmendur sanksione të reja në sektorin e energjisë dhe financave, të cilat sipas saj “do ta dëmtonin atë më shumë”.
Përveç presionit ekonomik, diplomatja e lartë e BE-së u bëri thirrje vendeve anëtare që të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën: “Ukraina ka nevojë për të gjithë mbështetjen ushtarake që mundet tani”.
Ministrat në Kopenhagë do të diskutojnë gjithashtu për garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftimeve. BE-ja, sipas Kallas, mund të vazhdojë të mbështesë Kievin përmes trajnimit të trupave ukrainase dhe fuqizimit të industrisë mbrojtëse vendase.
“Lufta nuk po mbaron nëse shikoni se çfarë po bën Putini,” paralajmëroi Kallas.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...