Qytetarët që po planifikojnë të udhëtojnë sot nëpër pikat kufitare të Kosovës duhet të kenë parasysh kohën e pritjes, veçanërisht në disa prej kalimeve më të frekuentuara.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikën kufitare të Merdarës, automjetet po presin 20–30 minuta për hyrje dhe 20–30 minuta për dalje. Përveç kësaj, është shënuar një kolonë prej 50 metrash në dalje.
Në Bërnjak, situata është shumë më e qetë, me kohë pritjeje prej vetëm 3–5 minuta për hyrje dhe dalje. Nuk ka asnjë kolonë të raportuar në këtë pikë kufitare.
Në Jarinjë, ka një pritje pak më të gjatë për hyrje, që varion nga 20–30 minuta, ndërsa në dalje automjetet presin 10–15 minuta. Pavarësisht kësaj, nuk janë shënuar kolona në asnjërin drejtim.
Në pikën te Dheu i Bardhë, automjetet që dalin nga Kosova përballen me pritje deri në 30 minuta, ndërsa hyrja mbetet në nivele të ulëta, vetëm 3–5 minuta.
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...