Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se më 27 gusht 2025, në Klinikën Emergjente është pranuar një vajzë 5-vjeçare nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.
Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë së saj.
“Pas pranimit në Klinikën Emergjente, pacientja ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet fillestare të nevojshme. Aktualisht ajo është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku po merr trajtim të specializuar dhe gjendja e saj vlerësohet stabile”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Po ashtu, është bërë e ditur se fëmijës i janë dhënë vaksinat përkatëse sipas protokollit mjekësor dhe është përfshirë në kujdes edhe një psikolog klinik, për vlerësimin dhe mbështetjen emocionale të saj.
“Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit të vazhdueshëm dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet më tej në njoftim.
5-vjeçari sulmohet nga ujku në oborrin e shtëpisë në Shtërpcë, trajtohet në QKUK
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...