Policia në Pejë ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për 11 raste të vjedhjeve.
Forcat e rendit atje janë në kërkim edhe të një personi tjetër, të dyshuar për të njëjtat vepra.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 26.08.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e këtij stacioni, kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, i cili nё bashkëveprim edhe me njё të dyshuar tjetёr tё cilёt nё muajin (qershor, korrik dhe gusht), kanё kryer njёmbёdhjetё vepra penale tё vjedhjes sё rёndё”.
“Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme”.
“Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr Policinё”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...