Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit para gazetarëve kritikoi partitë opozitare për mos-votimin e deputetit Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit, i cili, sipas tij, njeh shtetin e Kosovës dhe punon në vazhdimësi për integrimin e komunitetit serbë në institucionet e vendit.
Murati, më tej, përsëriti qëndrimin e LVV-së se kjo parti nuk ka asnjë votë për deputetët nga radhët e “Listës Serbe” për nënkryetar të Kuvendit, teksa tha se për këtë pozitë në Kuvend kjo parti ka shprehur preferenca për deputetin Nenad Rashiq, që, sipas tij, njeh shtetin e Kosovës dhe punon në vazhdimësi për integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit.
Ai kritikoi partitë tjera opozitare se edhe sot nuk qenë të gatshëm të votojnë përfaqësuesin e minoritetit serb për nënkryetar të pestë të Kuvendit të Kosovës.
“Na duhet më pak se dhjetë vota nga partitë opozitare shqiptare për ta zgjedhur përfaqësuesin e minoriteti serb për nënkryetar të Kuvendit”, tha Murati, duke shtuar se nuk e kupton qëllimin e opozitës duke mos votuar Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
Ai theksoi se është e domosdoshme që sa më parë të përmbyllet konstituimi i Kuvendit./rtk
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...