Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka qenë një ndër temat më të diskutueshme në skenën politike.
Pas tij, si nënkryetare e parë u zgjodh Albulena Haxhiu, e cila më parë kishte tentuar disa herë të zgjidhej kryetare e Kuvendit, por nuk kishte arritur të sigurojë numrat e nevojshëm për këtë post.
Pas zgjedhjes së Haxhiut, janë shfaqur polemika të shumta lidhur me mundësinë që Dimal Basha të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, ndërsa këtë pozitë ta marrë Albulena Haxhiu.
Lidhur me këtë, Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, në një prononcim për Arbresh.info ka sqaruar se:
“Rregullorja e Kuvendit parashikon që nënkryetari e zëvendëson kryetarin vetëm në rast mungese të tij. Nëse kryetari i Kuvendit nuk e ushtron më funksionin e tij, zgjedhja e kryetarit të ri duhet të bëhet sipas procedurës së parë të zgjedhjes, që do të thotë se grupi parlamentar më i madh duhet të propozojë një kandidat të ri, i cili më pas i nënshtrohet votimit”, tha ai.
Këtë e përcakton edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit (Neni 15), sipas të cilit:
Kryetari i Kuvendit mund të japë dorëheqje, të cilën duhet ta paraqesë Kuvendit për njoftim. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, detyrën e Kryetarit e ushtron përkohësisht një nga nënkryetarët.”
Deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, njëri nga nënkryetarët e Kuvendit merr përsipër detyrën e Kryetarit përkohësisht (sipas Kushtetutës, neni 67).
Ndryshe, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pas votimit të mbajtur në seancën e sotme, ai siguroi shumicën e nevojshme të votave, duke marrë 73 vota për, 30 kundër dhe 3 abstenime, duke u konfirmuar kështu në postin më të lartë të legjislativit./Arbresh.info
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme