59 persona kanë vdekur në aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik të këtij viti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Arbresh.info tha se për periudhën janar – korrik të këtij viti, 59 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vend, ku 33 prej tyre apo 55.9% kanë qenë shoferë.
Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vixhilentë në komunikacion dhe të shmangin aksidentet të cilat shpesh po rezultojnë me fatalitet.
Në këto shifra nuk janë llogaritur edhe aksidentet e muajit gusht.
“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike.”, tha Hoxha./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...