Edhe një gazetar tjetër, i pesti ka vdekur si pasojë e sulmit të sotëm në Spitalin Nasser nga Izraeli.
“BBC” raporton se bëhet fjalë për gazetarin Ahmad Abu Aziz, nga rrjeti “Quds Fed” i cili humbi jetën nga plagët e marra, duke e çuar në pesë numrin e gazetarëve të vrarë në sulmin e kësaj të hëne.
Izraeli sulmoi këtë mëngjes Spitalit Nasser në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku deri më tani flitet për rreth 20 viktima, ndërsa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë. Mes tyre u raportua se kishin humbur jetën katër gazetarë të mediave prestigjioze ndërkombëtare.
Mes të vdekurve ishte kameramani Hussam al-Masri, i cili punonte për agjencinë e lajmeve “Reuters“. Sipas “Reuters“, ai u vra në sulmin ndaj spitalit ndërsa po transmetonte në transmetim “live” imazhet e sulmit të parë. Si pasojë, imazhet e transmetimit u ndalën papritur derisa më pas u kuptua arsyeja pse kishte ndodhur kjo ndërprerje.
“Al Jazeera” konfirmoi se po ashtu mes të vrarëve ishte dhe fotografi i saj, Mohammad Salama. “Anadolu Agency” gjithashtu konfirmoi vdekjen e foto-reporteres Maryam Abu Daqqa.

Foto-reporteri tjetër i “NBC“-së Moaz Abu Taha u vra gjithashtu në sulmin izraelit që kishte si objektiv spitalin. Dhe viktimave tanimë i është shtuar edhe Ahmad Abu Aziz.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) reaguan më herët pas lajmit për vrasjen e gazetarëve përmes një deklarate për shtyp duke thënë se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pendohen për çdo dëm të shkaktuar personave të pambrojtur dhe nuk i synojnë gazetarët si të tillë.”
Në këtë deklaratë shtohet se kreu i shtabit të përgjithshëm ka urdhëruar kryerjen e një hetimi fillestar sa më shpejt të jetë e mundur, siç citon “Reuters“. Megjithatë në deklaratë nuk u përmend në asnjë moment se cilët ishin synimi i ushtrisë izraelite në sulmin e sotëm pranë Spitalit Nasser.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...