Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se e ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës në Tërnovë në territorin e Tivarit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë arrestuar Zlatko Marash dhe Dragan Peroviq, në aksionin e quajtur “Trnovo”.
“Në territorin e Komunës së Tivarit, në qytetin e Tërnovës, u zbuluan tetë parcela me marijuanë që përbëjnë një tërësi, me rreth 13,100 fidanë të bimës ‘cannabis sativa’, të cilat ishin në fazën e plotë të kultivimit”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.
Policia theksoi se plantacioni ishte i pajisur me sisteme ujitjeje, kultivimi dhe sigurie fizike dhe teknike, gjë që tregon një nivel të lartë organizimi dhe pajisjeje të autorëve të krimit, të cilët, gjatë realizimit të aktiviteteve kriminale, zbatuan edhe masa kundër-mbikëqyrjeje, shkruan Vijesti
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz