Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka vendosur t’u përgjigjet hapur ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke mos i shpëtuar pyetjeve lidhur me të kaluarën e saj sentimentale.
Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt për raportin që ka pasur me këngëtarin Mevlan Shaba, duke e formuluar pyetjen në mënyrë të ashpër.
“A je penduar për çdo gjë që ke bërë për atë idiot mashkull, je shumë e mirë?”, ka qenë pyetja.

Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo u përgjigj duke treguar se nuk ndjen asnjë pendesë për atë që ka përjetuar në atë marrëdhënie.
“Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”.
Me këtë përgjigje, Livia ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ndjekësit, duke treguar se pavarësisht se si ka përfunduar lidhja, ajo zgjedh të mos e shohë të kaluarën si një gabim, por si një përvojë të vërtetë dhe të sinqertë.
Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe, pasi për periudhën që ishte brenda shtëpisë së famshme, lidhja e saj me Mevlanin u komentua gjatë dhe shpesh ishte në qendër të vëmendjes së publikut.
Ndërkohë, me këtë reagim, ish-banorja duket se ka dashur të tregojë se nuk lejon të shlyhet apo të përbaltet një ndjenjë që për të ka qenë e vërtetë, edhe nëse sot rrugët e tyre janë ndarë. /Telegrafi/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje