Tri motra u mbytën kur gomonja që i mbante ato dhe dhjetëra emigrantë të tjerë hasi vështirësi në kalimin e rrezikshëm të Mesdheut Qendror nga Libia në Itali.
Kështu ka deklaruar të dielën një organizatë bamirëse gjermane për shpëtim detar, shkruan Reuters.
“Resqship” tha se trupat e motrave, të moshës 9, 11 dhe 17 vjeç, u gjetën brenda varkës, e cila ishte “e mbingarkuar në mënyrë të rrezikshme” dhe ishte goditur nga valë deri në 1.5 metra përpara se një anije shpëtimi të mbërrinte në vendngjarje.
Mes 65 personave të shpëtuar nga anija Nadir e organizatës bamirëse ishin tri gra shtatzëna, fëmijë dhe një foshnjë shtatëmuajshe. Një person ra në det më herët gjatë kalimit dhe mbetet i zhdukur.
Ndryshe, nuk janë dhënë detaje rreth kombësisë së tre vajzave të vdekura.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...