Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, ku matjet e shpejtësisë janë bërë me veturë inteligjente të policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën 360°, lexojnë targa dhe raportojnë kundërvajtje në kohë reale.
Rastet e regjistruara:
– Në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në zonën e kufizimit me 50 km/h shoferi A.A. (26 vjeç), me veturën Mercedes — zhvilloi shpejtësi 101 km/h.
Në magjistralen Ferizaj–Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “Bubeari Petrol”, në zonën me kufizim të shpejtësisë 40 km/h, shoferët u kapën :
– Sh.I. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 132 km/h.
– U.P. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 119 km/h.
– B.L. (24 vjeç), me veturën VW Pikap — u kap me shpejtësi 109 km/h.
– Të katër shoferët janë gjobitur nga 200–300 €, morën 2–3 pikë negative dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj.
– Kurse në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, shoferi B.O. (27 vjeç), me veturën Audi — ka bërë tejkalim të veturës së policisë me targa civile, duke mos respektuar shenjat e trafikut vertikale dhe horizontale dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 200 €, 2 pikë negative dhe masa mbrojtëse 3 muaj ndalim drejtimi.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek
shoferët e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
Kontrolli do të vazhdojë, veçanërisht me ndihmën e veturës inteligjente për të identifikuar shkeljet në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja në njerëz.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...