Xhiro e katërt në Ligën e Dytë të Zvicrës solli një ndeshje të çmendur.
Aarau fitoi me rezultat 5:4 në udhëtimin tek skuadra e Stade Nyonnais, duke arritur kështu edhe fitoren e katërt në po aq takime.
Interesante ishte që pesë prej nëntë golave të kësaj ndeshje u shënuan nga futbollistë shqiptarë, raporton Klankosova.tv
Valon Fazliu ishte ai që mori vëmendjen, pasi shënoi tre gola për ekipin e Aarau, kurse përveç tij realizoi edhe 19 vjeçari, Dorian Derbaci.
Nga ana tjetër tek skuadra e Stade Nyonnais rrugën e rrjetës e gjeti Burak Alili, për ta kompletuar totalin prej 5 golave që mbajnë firmën e shqiptarëve nga ky duel.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...