Babë e bir janë arrestuar në Kosharisht të Kukësit, nën dyshimin se për motive të dobëta, goditën me sende të forta një të afërm të tyre.
Sipas policisë, sulmi i ka shitur lëndime viktimës O.K, rreth 50-vjeçar.
“Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht. Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...