Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se, brenda gjashtë ditëve të para pas hapjes së sistemit për aplikim në platformën e-Kosova, janë pranuar 144,337 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se procesi po zhvillohet pa pengesa dhe deri më tani nuk janë pranuar ankesa nga prindërit.
Ajo theksoi gjithashtu se verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po bëhet në mënyrë të rregullt.
“Deri më tani, janë verifikuar 73,064 aplikime, duke treguar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit. Procesi po zhvillohet pa pengesa, dhe deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, çka dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit. Ky proces po realizohet me sukses në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar”, tha ajo./Arbresh.info
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...