Lirohen nga spitali katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc, njëri vazhdon trajtimin në Kirurgji

11:46 | 21 Gusht 2025
E.G

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.

Sipas njoftimit, një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe, një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës, ku një veturë u përplas me një autobus.

Për pasojë, një person vdiq dhe pesë të tjerë u lënduan./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksidenti me fatalitet në Dollc, policia jep dyshimet e para