Zjarrfikësit në Oregon po luftojnë për ta shpëtuar një prej pemëve më të larta dhe më të vjetra në botë – atë që njihet me emrin “Doerner” – nga një zjarr që ka nisur nga e shtuna.
Bredhi gjigant, mbi 99 metra dhe mbi 450-vjeçar, tashmë ka humbur një pjesë të tij të vogël nga zjarri dhe ai mund ta rrezikojë më tej, raportoi BBC.
Me motin e nxehtë dhe të thatë në Oregon, zjarrfikësit po përballen me vështirësi që ta shuajnë zjarrin.
Zyrtarët kanë dhënë opsione të pazakonta për të shuar zjarrin, përfshirë ndërtimin e skelave për të arritur dhe shuar flakët lart pishës.
Nuk dihet se si ka nisur zjarri. Zyrtarët kanë thënë se pavarësisht vështirësive, nuk ka rrezik që bredhi të digjet krejtësisht.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...