Dy persona janë arrestuar në Skenderaj, pasi policia ka pranuar informata për një rast kanosje e cila ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore të mëhershme.
Policia bëri të ditur se ka pasur informacione se njëri nga personat dyshohet se posedonte armë, ku pas kontrollove në dy lokacione në zonën e Skenderajt, ka gjetur tri armë.
“Po ashtu njësia e hetimeve kanë arritur të sigurojnë një video-incizim në të cilin ishte parë duke shtënë me armë personi tjetër i përfshirë në mosmarrëveshje. Njësitë policore kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione tjera dhe kanë arritur të gjejnë një revole me gaz. Pra, gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale: Armë automatike AK-47 me dy karikator dhe 60 fishekë; Pushkë gjuetie dy-tytshe me 18 fishekë; Pushkë ajrore; Armë me gaz e llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bëri të ditur se personat e dyshuar janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “kanosje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Me Aktvendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...