Rusia i ka rritur ndjeshëm operacionet sabotuese në të gjithë Evropën, sipas një raporti të ri. Numri i sulmeve ndaj infrastrukturës kritike është katërfishuar që nga viti 2023.
Gjetjet, të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përputhen me një numër në rritje raportimesh nga media, aktakuzash dhe paralajmërimesh të shërbimeve të inteligjencës, të cilat pretendojnë se Moska i ka bërë operacionet e fshehta të sabotimit dhe mbikëqyrjes prioritet kryesor, me qëllim për t’i destabilizuar qeveritë evropiane.
“Derisa Rusia ka dështuar deri tani ta arrijë qëllimin e saj kryesor, kryeqytetet evropiane janë përballur me vështirësi për t’iu përgjigjur operacioneve sabotuese ruse dhe e kanë pasur të vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët për një përgjigje të unifikuar, t’i koordinojnë veprimet, të zhvillojnë masa efektive penguese dhe të vendosin kosto të mjaftueshme ndaj Kremlinit”, thuhet në raportin e institut me bazë në Londër.
Shkalla e të ashtuquajturave sulme hibride, për të cilat fajësohet Rusia, përfshin zjarrvënie, incidente ku anije kanë dëmtuar kabllot nënujore të komunikimit, ndërprerje të sinjaleve të navigimit satelitor GPS dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kompjuterike./rel
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s