Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në këtë takim, Krasniqi e falënderoi Ambasadorin për kontributin e tij personal dhe angazhimin e shtetit të Finlandës në mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, shkruan Arbresh.info.
“Finlanda ka dëshmuar gjithmonë se është një shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. Mirënjohje e veçantë për Ambasadorin Nissinen për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në vendin tonë”, u shpreh Kryetari Krasniqi.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë rolin e Finlandës si partner dhe mik besnik në forcimin e institucioneve dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...