Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Istogun në takim me Ukë Blakajn, kandidatin e partisë për kryetar të komunës, dhe kandidatët për Asamble Komunale.
“Istogu meriton më shumë! Potenciali i tij i madh, veçanërisht në turizëm, ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të qeverisjes së deritashme. Aleanca hyn në garë për ta kthyer këtë komunë në shembull të zhvillimit,” tha Haradinaj.
Ai shtoi: “Sot, në takim me Ukë Blakajn dhe me kandidatët për Asamble, u ndjeva i bindur se Istogu është gati për ndryshim.”
Haradinaj theksoi se me vizionin e qartë të Ukës, Istogu do të ketë një model të ri qeverisjeje që sjell zhvillim, përgjegjësi dhe mundësi për të gjithë qytetarët.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...