Sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak, po kalon ditë të nxehta në Premier League, pasi ka hyrë në konflikt të hapur me klubin.
Ai ka refuzuar të stërvitet dhe të luajë me skuadrën për të forcuar dëshirën e tij për një transferim te Liverpool, ndërkohë që Newcastle ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë paund nga “The Reds”, duke e vlerësuar lojtarin afër 150 milionë paund, shkruan Arbresh.info.
Saga nisi që në fillim të verës, kur Isak raportoi një dëmtim për të shmangur turneun parasezonal të Newcastle.
Së fundmi, ai mungoi edhe në barazimin 0-0 ndaj Aston Villa, çka i kushtoi një gjobë nga klubi. Në atë ndeshje, tifozët e Newcastle e shënjestruan me kore ku e quanin “lakmitar”.
Pavarësisht kritikave, trajneri i Suedisë Jon Dahl Tomasson i ka dalë në mbrojtje sulmuesit.
“Situata të tilla janë mjaft komplekse. Këto janë mjedise tepër të ndërlikuara ku operojnë lojtarët. Jam i sigurt se në fund gjithçka do të zgjidhet, por duhet ta njohësh të gjithë ngajarjen para se të nxjerrësh përfundime. Kjo është gjithmonë një këshillë e mirë.”
“Nuk mendoj se e dimë të vërtetën e plotë,” shtoi ai. “As unë nuk e di të gjithë ngjarjen. Është diçka normale sepse ka shumë politikë brenda një klubi futbolli. Por një gjë është e sigurt: Alex është një djalë i mrekullueshëm dhe shumë profesionist. Duhet të jemi të kujdesshëm para se të nxjerrim përfundime, sepse nuk e njohim pasqyrën e madhe.”
Suedia do të përballet me Slloveninë dhe Kosovën në ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës muajin e ardhshëm dhe Tomasson nuk dha shumë detaje për përfshirjen e mundshme të Isakut, duke pasur parasysh mungesën e formës së tij fizike.
“Ka kohë,” shpjegoi ai. “Ai është profesionist dhe e di që ka qenë duke u stërvitur. Sigurisht, nuk ka stërvitur me skuadër dhe nuk ka luajtur ndeshje. Le të presim dhe të shohim. Do të kemi një bisedë të mirë unë dhe Alex, dhe shpresoj që së shpejti të kthehet në stërvitje me ekipin”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Newcastle po punon për të mbyllur transferimin e Yoane Wissa nga Brentford, ndërsa në listë është edhe sulmuesi i PSG-së, Gonçalo Ramos.
Të hënën e ardhshme, Newcastle përballet pikërisht me Liverpoolin në “St James’ Park”./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...