Gjiganti italian AS Roma ka arritur marrëveshje me yllin e Aston Villas, Leon Bailey.
Sipas ekspertit të transferimeve Roma dhe Aston Villa kanë rënë dakord që futbollisti t’i bashkohet gjigantit italian në formë të huazimit, shkruan Arbresh.info.
Sipas marrëveshjes, Roma do të paguajë një tarifë huazimi prej 2-3 milionë eurosh, ndërsa është përfshirë edhe një klauzolë blerjeje prej 22 milionë eurosh, e cila nuk është e detyrueshme.
Skuadra italiane gjithashtu do ta mbulojë të gjithë pagën e lojtarit.
Xhamajkani e kishte vendosur Romën si prioritetin e tij të vetëm, dhe tashmë marrëveshja është arritur parimisht. Hapi i radhës do të jetë vizita mjekësore.
Bailey është pjesë e Aston Villas nga viti 2021 kur u bashkua nga Leverkuseni./Arbresh.info
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...