Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale ku ka folur për mungesën e sigurisë dhe infrastrukturës për këmbësorët në kryeqytet, duke theksuar se kjo është një prej çështjeve më të rëndësishme që kërkon trajtim të menjëhershëm dhe për këtë ka ofruar disa zgjidhje konkrete.
Në video, Ismaili shfaqet duke biseduar me qytetarë, të cilët ndanë shqetësimet e tyre për mungesën e trotuareve dhe rrezikun e madh me të cilin përballen çdo ditë këmbësorët.
Njëra nga qytetaret tha se ecja nëpër Prishtinë është bërë e rrezikshme, ndërsa një nënë theksoi vështirësitë e mëdha për të lëvizur me karrocë fëmijësh në rrugët e qytetit.
Ismaili tregoi se 41% e qytetarëve të Prishtinës preferojnë ecjen si formë transporti, ndërkohë që vetëm 20% e rrugëve të kryeqytetit kanë trotuare dhe se në katër vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë trotuar i ri.
Në planin e tij për një Prishtinë funksonale, ai paralajmëroi ndërtimin e 450 kilometrave trotuare të reja, riparimin dhe zgjerimin e trotuareve në 100 rrugë ekzistuese, lirimin e tyre nga veturat, si dhe vendosjen e 100 pushimoreve me hije e renovimin e shkallëve dhe ulëseve publike në çdo lagje./Arbresh.info/
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran