Ministria e Arsimit në Shqipëri ka publikuar datat e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, datat e pushimeve dimërore e pranverore, provimeve kombëtare, si dhe datat për regjistrimin online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.
Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë, të mesëm e atë të lartë, ndërsa më 12 qershor përveç maturantëve, përfundon viti akademik.
Për maturantët viti shkollor mbyllet më 29 maj, pasi nga datat 1-26 qershor do i nënshtrohen provimeve shtetërore.
Klasat e 9-ta do të zhvillojnë provimet nga data 15-26 qershor.
Ministria bën me dije gjithashtu se regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania do të vijojë deri më datë 31 gusht, ndërsa për librat falas do të jenë shkollat ato që do të afishojnë listën dhe do të njoftojnë datat si dhe vendin ku do të bëhet shpërndarja.
Sa i përket pushimeve në shkolla, mësues e nxënës nuk do të frekuentojnë shkollat nga data 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, si dhe nga data 30 mars 2026 deri më 3 prill 2026./rtsh
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...