Protestuesit izraelitë që kërkojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza, organizuan të dielën, në njërën prej protestave më të mëdha dhe më të ashpra që nga fillimi i luftës. Organizatorët, që përfaqësojnë familjet e pengjeve, pohuan se qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestë.
Frustrimi në Izrael po rritet lidhur me planet për një ofensivë të re ushtarake në disa nga zonat më të populluara të Gazës. Shumë izraelitë druhen se kjo mund të rrezikojë më tej pengjet e mbetura. Besohet se 20 nga 50 pengje ende mbahen gjallë, raporton AP.
“Ne jetojmë mes një organizate terroriste që mban fëmijët tanë dhe një qeverie që refuzon t’i lirojë ata për arsye politike,” tha Yehuda Cohen, babai i Nimrodit që mbahet peng në Gaza.
Madje edhe disa ish-krerë të ushtrisë dhe të inteligjencës izraelite tani po bëjnë thirrje për një marrëveshje që t’i japë fund luftimeve.
Protestuesit u mblodhën në dhjetëra vende, përfshirë përball shtëpive të politikanëve, selive ushtarake dhe në autostrada kryesore. Ata bllokuan korsitë dhe ndezën zjarre. Disa restorante dhe teatro u mbyllën në shenjë solidariteti. Policia tha se janë arrestuar 38 persona.
Një protestues mbante një foto të një fëmije palestinez të kequshqyer nga Gaza. Të tilla imazhe dikur ishin të rralla në protestat izraelite, por tani shfaqen më shpesh teksa rritet indinjata për kushtet në territor pas më shumë se 250 vdekjeve të lidhura me kequshqyerjen.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim