Dinamo City ka shkruar histori duke u kualifikuar në play-offin e Ligës së Konferencës pasi eliminoi gjigantin kroat Hajduk Split, pas dy super përballjeve të luajtura.
Skuadra shqiptare e drejtuar nga Ilir Daja, fitoi sot në Tiranë me rezultat 3-1 pas vazhdimeve ndaj gjigantit kroat, shkruan Arbresh.info.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshet është 4-3 në të mirë të Dinamos.
Ndeshja nisi shumë mirë sonte për ta ku Baton Zabërgja shënoi në mintuën e 14-të për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Kujtojmë se nga minuta e 78-të kroatët ishin me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua, Sanyang.
Ani pse me një lojtar më pak kroatët ishin që shënuan të parët në vazhdime për ta barazuar rezultatin në 1-1, me golin e Karacicit në minutën e 99-të.
Por kaq ishte nga ta, pasi Dinamo u hodh në sulm fuqishëm dhe përmes një supergoli të Eridon Qardakut në minutën e 109-të, e ktheu Dinamon në epërsi 2-1.
Më pas dy minuta më vonë, futbollisti i ardhur nga Dukagjini, Hekuran Berisha shënoi edhe golin e tretë i cili i dha kualifikimin tutje Dinamos.
Skuadra e Ilir Dajës pati edhe disa mundësi të mira por që nuk shënoi dot. Në fund Spliti pati një rast të artë për ta dërguar ndeshjen në penallti, por ishte Hekuran Berisha edhe një herë hero që e largoi topin nga vija fatale.
Në play-off, Dinamo do të përballet me polakët e Jagiellonias./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...