Peja po konsolidon skuadrën për edicionin e ri 2025/26 në elitën e basketbollit kosovar. Gjatë ditës së sotme skuadra pejane ka prezantuar Cesare Edwards.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
22-vjeçari është i gjatë 207 cm dhe luan në pozitën e qendrës.
Edwards në sezonin 2024/25 ishte pjesë e Georgia St. University në NCAA1, ku luajti me mesatare prej 16.4 pikë, 7.2 kërcime për ndeshje.
Ky është lojtar i shtatë deri më tani që e ka prezantuar ish-kampioni i Kosovës, ndërsa është lojtari i katërt i huaj.
Peja ka njoftuar se stërvitjet për edicionin e ri i nis me 25 gusht./Arbresh.info
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...