Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj H.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Të dyshuarit më datën 12.08.2025 i është bastisur banesa në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike e pajisje të tjera, vlera e të cilit arrin 300 mijë euro, përcjell Arbresh.info
“Sipas kërkesës së prokurorisë, nga koha e pavërtetuar deri me datë 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri H.K., pa autorizim, shpërndanë, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon, substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që i njëjti posedon narkotikë ë llojit “Kokainë”, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes tek përdorues e substancave narkotike, ku me datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin se ishte duke ofruar për shitje dhe shpërndarje narkotikë, realizon bastisje në banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Tri (3) tulla të mbështjella me foli dhe qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej: 3.3 kg,
1kg të substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me mbetje të saj,
Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej: 1.1 kg,
Njëqind e tridhjetë e tre (133) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 36,62 gram,
Një (1) qese najloni me substancë te dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 0,32 gr.,
Dy (2) peshore elektronike;
Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;
Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;
Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;
Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;
Një (1) skalper;
Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.
Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kap vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës