Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësuar se koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka qenë më popullori dhe më i dashuri për qytetarët e Kosovës.
Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se në vitin 2019 të dy partitë ishin shumë pranë krijimit të një liste të përbashkët parazgjedhore.
“Koalicion më popullor dhe më të dashur se koalicioni LDK-LVV Kosova nuk ka pasur. Por tani kjo është situatë e re politike. Pse po them nuk ka pasur? Sepse I pari dhe i dyti kanë ndërtuar platformë të përbashkët. Ne kemi qenë shumë afër për ta bërë një listë të përbashkët parazgjedhore në 2019″, ka thënë ai.
Mirëpo, sipas tij, kjo marrëveshje nuk është realizuar për shkak të refuzimit të Albin Kurtit për t’i dhënë pozitën e parë në listë Vjosa Osmanit.
“Kemi qenë të gatshëm më hy por a e dini kush nuk e ka lejuar të bëhet një listë e vetme? Albin Kurti sepse nuk ia ka dhënë Vjosës numrin një, pra nuk ka pranuar që Vjosa Osmani të dal me numrin 1 në listë se e ka dashur vetë. Kjo ka qenë e gjitha, vetëm problem i numrit asgjë tjetër nuk ka pasur”, ka deklaruar Haziri.
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...
Fitore në stilin kampion, Trepça arrin të triumfoj me rikthi...
KFOR-i dhuron pajisje për Departamentin e Zjarrfikësve të Pr...
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...