Policia e Kosovës ka mohuar se personat e arrestuar në rrugën e Manastirit të Deçanit, kishin në plan ndonjë sulm terrorist apo sulm ndaj manastirit. Sipas tyre, katër të arrestuarit dyshohen vetëm për armëmbajtje pa leje.
Katër të dyshuarit janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47me 20 copë fishekë, si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Përkundër asaj që flitet se 4 të dyshuarit, që nuk janë nga Deçani kanë pasur për qëllim ta sulmojnë Manastirin e Deçanit, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se Policia e Kosovës nuk e cilëson si rast që ndërlidhet me ndonjë sulm terrorist apo ndonjë sulm ndaj Manastirit të Deçanit, përveç si rast të armëmbajtjes pa leje.
Sipas tij, hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë. Kurse, vetura e të dyshuarave është vërejtur shumë më larg nga Policia por është ndalur në atë rrugë, si vend i përshtatshëm për Policinë.
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...