Pas lajmit se Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ne Fushë Kosovë dhe ka konfiskuar mbi 12 kilogramë eksploziv, ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “as eksplozivët dhe asgjë tjetër nuk e ndalon orientimin perëndimor të Kosovës, vendosmërinë për shtet e shoqëri demokratike dhe shtet ligjor, ndërsa shtoi se “rruga për demokraci perëndimore nuk ka alternativë”./Arbresh.info
Postimi i plotë i Haradinajt:
Rruga për demokraci perëndimore nuk ka alternativë.
As eksplozivët dhe asgjë tjetër nuk e ndalon orientimin perëndimor të Kosovës, vendosmërinë për shtet e shoqëri demokratike dhe shtet ligjor.
Populli i Kosovës është i vendosur për zhvillim, e ka dëshmuar këtë me dekada dhe do ta dëshmojë edhe më tutje.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...