Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, ku janë miratuar ndryshime statutare që harmonizojnë institucionin me Ligjin e Sportit, UEFA-n dhe FIFA-n.
“Sot mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, ku edhe njëherë komuniteti i futbollit dëshmoi kompaktësinë e tij. Isha i lumtur t’i shoh bashkë delegatët nga të gjitha sferat e jetës, njerëz të suksesshëm e që japin shumë për futbollin tonë. Kur jemi bashkë, futbolli i Kosovës është në duar të sigurta”, shkroi Ademi.
Ai falënderoi të gjithë delegatët për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe Komitetin Ekzekutiv për gatishmërinë për të ndarë barrën dhe kontribuar në zhvillimin e futbollit.
Ademi shprehu mirënjohje të veçantë për përfaqësuesit e FIFA-s, Marco Ferri, dhe UEFA-s, Jozef Klemen, për vlerësimin e punës së FFK-së dhe urimet për Kombëtaren e Kosovës, si dhe përfaqësuesin e MKRS-së, Fidan Shatri, dhe atë të KOK-ut, Teuta Beselica, që monitoruan punimet e Kuvendit. Po ashtu, ai i uroi mirëseardhje Samir Ujkanit në Komitetin Ekzekutiv si përfaqësues i futbollistëve.
“Ky unitet dhe kjo kompaktësi janë çelësi për ta çuar futbollin tonë gjithmonë përpara”, ka shkruar më tej ai.
POSTIMI I PLOTË I TË PARIT TË FFK-SË
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq