Enis Bardhi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në sezonin e ri dhe me fanellën e re në Superligën turke.
Mesfushori shkupjan, kapiten dhe pjesë e rregullt e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, këtë verë u transferua te Konyaspor.
Në ndeshjen hapëse, ekipi i tij fitoi bindshëm si mysafir ndaj Eyupsporit me rezultatin 1-4.
Bardhi realizoi golin e tretë për Konyasporin nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 33-të të takimit. Bardhi luajti deri në minutën e 88-të.
Ky fillim premtues pritet të jetë një ogur i mirë për Bardhin dhe Konyasporin, të cilët synojnë një sezon të suksesshëm në elitën e futbollit turk.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...