Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Gjilan, dhe plagosjen e dy të tjerëve.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet më tej në njoftim.
Kujtojmë se sot rreth orës 12:35 dy persona janë vrarë në qendër të Gjilanit dhe dy të tjerë janë plagosur.
Detaje rreth motivit të vrasjes ende nuk janë bërë të ditur nga policia./Arbresh.info

LEXO EDHE:
Dy të vrarë e dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan
Vrasje e dyfishtë në Gjilan, i dyshuari në arrati – emër i njohur për policinë
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...