Një tjetër raund ndihmash nga ajri të hedhura në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat përfundoi në tragjedi, kur një i ri humbi jetën pasi një pako ndihmash ra mbi të.
Civili, i cili ishte mbledhur së bashku me të tjerë duke shpresuar të merrte furnizime ushqimore shumë të nevojshme, u bë viktima e fundit në një model shqetësues vdekjesh nga ndihma, ku edhe përpjekjet humanitare i ekspozojnë banorët e Gazës ndaj rreziqeve të rënda.
Kushtet e pasigurta në të cilat jetojnë civilët në Gaza nënkuptojnë se sigurimi i nevojave themelore mund të ketë pasoja fatale, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Izraeli ka prezantuar një plan për pushtimin e plotë të Gazës, derisa shumë liderë nga bota e kanë dënuar këtë propozim nga Izraeli.
E derisa luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë, numri i të vdekurve dita ditës po rritet, ku shumë prej tyre janë fëmijë.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...