Shqipëria po përballet sot me një valë të nxehti ekstrem, me temperatura që në shumë zona do të kalojnë 38°C. Sipas MeteoAlb, moti do të mbetet i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa priten kushte për temperatura maksimale deri në 39°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Në Tiranë, termometri do të shënojë mbi 37°C që në orët e mesditës, ndërsa gjatë pasdites vlerat do të ngjiten pranë 39°C. Në zonat malore priten temperatura më të buta, por gjithsesi mbi mesataren sezonale.
MeteoAlb paralajmëron qytetarët të shmangin ekspozimin e gjatë në diell nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.
Temperaturat minimale pritet të zbresin gjatë natës deri në 20°C në ultësirën perëndimore, duke sjellë një freskim të lehtë pas vapës përvëluese të ditës.
Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, duke mbajtur mbi vendin tonë kushte tipike të motit veror ekstrem.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë