Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme.
Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po e vizitojnë vendlindjen e tyre.
Për pasojë, në kohë të caktuara, pritjet për të dalë apo edhe për të hyrë në Kosovë, kryesisht nga ana serbe, po janë të gjata.
Aktualisht, kolona më e gjatë rezulton të jetë në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë. E për të hyrë, vetëm 5-10 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe te Dheu i Bardhë, kurse për të dalë, 20 minuta.
Edhe në Jarinje dhe Bërnjak raportohet se ka pritje, por pak më të vogla sesa në dy rastet e mësipërme.
Për të hyrë në Kosovë, nga Jarinja raportohet se pritjet janë 30-35 min, kurse për të dalë 20-25. E në Bërnjak, pritje ka vetëm për të hyrë në Kosovë – deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurta, maksimumi 5 minuta.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...