Aksioni për lirimin e hapësirave publike vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa tashmë qytetarët do të kenë tashmë mundësi të denoncojnë abuzuesit në portalin “Hapësira ime Publike”.
Hapja e këtij portali u bë me dije nga kryeministri i Shqipëris, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e konsideron atë një “dritare të re komunikimi në mbrojtje të hapësirës publike”.
Në këtë portal, qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare, ndërtimet pa leje ose në shkelje të lejes, zaptimin dhe ndotjen e anës së rrugës kombëtare, parkingje private të paligjshme, kantiere ndërtimi pa rrethim të rregullt apo me ndotje mjedisore si dhe ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike.
Në rast mosreagimi brenda 24 orësh nga institucionet përkatëse, qytetarët mund të plotësojnë edhe një formularë ankese për të adresuar shqetësimin e tyre.
Qeveria ka deklaruar “luftë” pa kompromis ndaj çdo zaptuesi të hapësirës private, duke paralajmëruar gjoba e deri në ndjekje penale për abuzuesit.
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë