Sot në Mushnikovë të Prizrenit një person ka humbur jetën pasi që vetura të cilën e kishte parkuar, kishte lëvizur prapa dhe e kishte rrëzuar nga një mur i lartë.
“Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete”, ka thënë, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”.
Policia më pas ka konstatuar se personi kishte pasur shenja jete por vdiq teksa po dërgohej në Ambulancën e Reanit.
“Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë”.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore relevante, gjithashtu është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit ‘Hetim i Vdekjes’. Rasti është në hetim”.
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...