Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se qëndrimi i LDK-së për këtë çështje ka qenë i palëkundur dhe se vendimi i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe Republikën e Kosovës.
“Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet,” theksoi ai.
Në fund të takimit, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...