Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të festuar festat fetare – Fitër dhe Kurban Bajramin.
Ndalimi në Jumilla është i pari që bëhet në Spanjë. Në vendim thuhet se “objektet sportive nuk mund të përdoret për aktivitete fetare apo kulturore të huaja nga identiteti ynë, përveç nëse organizohet nga autoriteti lokal”, raportoi Guardian.
Mounir Benjelloun Andaloussi Azhar, kryetar i federatës spanjolle islamike, ka thënë se vendimi është islamofobik dhe diskriminues.
“Ata nuk po dalin kundër asnjë feje tjetër, po dalin kundër tonës. Jemi të befasuar çfarë po ndodhë në Spanjë. Për herë të parë në 30 vjet kam frikë”, ka thënë ai.
Jumilla ka rreth 27 mijë banorë, prej të cilëve 7.5% janë myslimanë.
Vendimi pritet të kundërshtohet sipas Kushtetutës spanjolle e cila garanton lirinë fetare.
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...