Edhe pse është klubi që ka bërë më shumë transferime të bujshme këtë merkato, Liverpool nuk e ka mbyllur ende dhe synon të bëjë edhe një goditje të fundit.
Dëshira e madhe është padyshim Alexander Isak, për të cilin kampioni në fuqi i Anglisë ka ofruar 120 milionë euro, por është refuzuar nga Newcastle.
Newcastle e vlerësojnë suedezin 150 milionë euro.
Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Isak, Liverpool ka gati planin B: Bradley Barcola. Klubi i kuq është i gatshëm t’i ofrojë PSG-së 100 milionë euro për të lënë të lirë yllin e ri francez.
Pavarësisht se nuk është një titullar fiks te parizienët, 22-vjeçari shënoi 21 gola gola dhe dha 21 asiste në sezonin e kaluar, duke treguar më së miri vlerat e tij.

PSG e ka bërë të qartë disa herë që Bradley Barcola është i pashitshëm, por gjithçka mund të ndodhë vetëm nëse vetë lojtari dëshiron të ndryshojë ekip dhe këmbëngul për largimin nga Parisi.
Në rast se nuk realizohet as kjo pistë, atëherë Liverpool ka planin C: Rodrygo Goes.
Ka kohë që përflitet për një interesim të Liverpool-it për yllin brazilian, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e Rodrygos për shifrën 100 milionë euro./Arbresh.info
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV bllokon dhe tërheq nga tregu qumështin për foshnje Nestl...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër