Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka folur edhe për takimin që zhvilloi me Emisarin Special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.
Ai tha se takimi ishte i gjatë dhe se diskutimi ishte përqendruar në gjendjen e komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë te komuniteti serb.
“Ishte një takim i gjatë me emisarin Special i BE-së, zoti Sorensen me ç‘rast diskutuam për gjendjen e komuniteteve në Kosovë, në veçanti për komunitetin serb. Unë e njoftova atë për të drejtat e komunitetit serb që i gëzon sipas Kushtetutës së Kosovës dhe, përveç se i kanë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Republikës, gjithashtu gjuha zyrtare serbe është jo vetëm në komuna ku ata janë shumicë serbe, por gjithandej në çdo nivel”, tha Kurti.
Kurti mes tjerash bëri të ditur se rreth 100 serbë të rinj janë punësuar në veri të vendit, pasi kryetarët atje janë shqiptarë, të cilët kanë nënkryetarë serb./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...