Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri shprehur p;rkrahjen e tij për protestën e paralajmëruar më 7 gusht e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundër Gjykatës Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo protestë përfaqëson një thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta.
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë,” ka shkruar Haziri.
Ai thekson se protesta është një reagim qytetar në mbrojtje të qëllimit të përbashkët dhe idealeve për të cilat është themeluar shteti i Kosovës.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë protestë nuk është vetëm politike, por një angazhim në emër të vlerave kombëtare dhe demokratike:
“Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”
Nesër, me fillim nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale./Arbresh.info/
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...