Një grua ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në jug të Francës, thanë zyrtarët lokalë më 6 gusht.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 11.000 hektarë tokë.
Zjarri, që nisi të martën pasdite, ka shkatërruar apo dëmtuar 25 shtëpi në Aude. Në këtë zonë, 1.500 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët.
Gruaja që vdiq, ishte në shtëpinë e saj, kur ndërtesa u kaplua nga flakët.
Autoritetet po ashtu njoftuan se shtatë zjarrfikës kanë pësuar lëndime në betejën me zjarrin, dy prej të cilëve janë hospitalizuar.
Ndërkaq, një person konsiderohet i zhdukur.
“Zjarri po përparon në një zonë ku të gjitha kushtet janë të favorshme për përhapjen e tij. Po monitorojmë skajet dhe pjesën e pasme të zjarrit për të parandaluar vatra të reja”, tha Lucie Roesch, sekretare e përgjithshme e prefekturës së Audes.
Ajo paralajmëroi se vatra e zjarrit pritet të mos shuhet për disa ditë.
“Është një operacion i gjatë”, tha Roesch.
Viteve të fundit, në këtë pjesë të Francës ka pasur disa vatra zjarri.
Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë./rel
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...