Stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë.
Njësitet reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin G. Sh, 47 vjeç, i cili ka pranuar se ka shtënë në ajër me armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
Policia ka sekuestruar:
– 1 armë zjarri (pistoletë me gaz)
– 23 fishekë
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprat:
– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
– Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.”, njofton policia.
“Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë ! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...